Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj në “Express Intervistën” në KTV ka folur për luftimin e korrupsionit nga sistemi i drejtësisë si kusht të dytë për liberalizimin e vizave pas demarkacionit.
Ai ka thënë se gjatë dy vjetëve të punës së tij si kryesues ka thënë se nuk është ndikuar nga askush në punën e tij si prokuror. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe për kolegët e tij.
“Qe dy vjet drejtoj dhe nuk trajtoj lëndë. Unë nuk kam pasur ndikim nga askush në punën time si prokuror. Për mua nuk është prokuror ai që ndikohet. Ne e dimë punën tonë dhe i pranojmë përgjegjësitë që kemi. Prokurorët e kalojnë një test dhe i votojmë ata që konsiderohen më të mirët. Përderisa i kalojnë filtrat”, ka thënë Isufaj.
“Puna dhe specifikat e punës bëjnë që të jemi në qendër të vëmendjes më tepër”, ka shtuar ai.
-
Isufaj: Nuk kam dëgjuar të jetë intervistuar dikush më parë në Kryeministri
-
Maloku: Zgjidhëm 335 raste të korrupsionit - Presidenca dështoi me mosdekretimin e kryeprokurorit
-
KPK: Nuk u bindemi interesave politike
-
Dy prokurorët e përfolur në publik në krye të dy prokurorive kryesore
-
Këshilli Prokurorial “harron” rastin e ish-prokurorit Blakaj