Mbështetja e fermerëve nga komuna e Istogut me subvencione ka vazhduar kësaj radhe me shpërndarjen e makinave mjelëse, e cila përkrahje në këtë formë është duke u bërë që katër vjet radhazi.
Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i komunës Haki Rugova, ku me këtë rast tha kjo përkrahje është vazhdimësi e përkrahjes për fermerët, të cilën përkrahje do ta vazhdojnë ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm, trasnmeton kp.
“Sivjet kanë qenë 180 kërkesa dhe nuk kemi pasur buxhet të ju ndalojmë të gjithëve që kanë aplikuar, por kërkesat që kanë mbetur do të plotësohen vitin e ardhshëm”, tha Rugova, duke premtuar rritje të mbështetjes në bujqësi.
Komuna e Istogut për të katërtin vit me radhë është duke përkrahur fermerët me makina mjelëse, ku sivjet në kuadër të këtij projekti janë ndarë 118 makina për 118 familje.
-
Malisheva përkrahë 70 fermer me makina mjelëse
-
Komuna e Istogut dhe Caritasi zviceran bashkëfinancojnë fermerët
-
Komuna e Rahovecit ndan mjete bujqësore për fermerët
-
Ndahen 172 mjete pune për fermerët e Rahovecit, subvencion nga komuna
-
Ndahen 172 mjete pune për fermerët e Rahovecit, subvencion nga komuna