Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismaili thotë se Kurti dhe Vetëvendosje janë rrezik për Kosovën

Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së, ka thënë se e sheh kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin si të rrezikshëm për Kosovën.

Sipas tij, politikat e kësaj partie janë të rrezikshme për vendin.

“Unë konsideroj që Albin Kurti është rrezik për Kosovën dhe që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë politika që janë të rrezikshme për Kosovën. Tash s’mund t’i them Vetëvendosjes çohu dil zhbëji ato tani hajde flasim se s’munden të zhbëhen”, ka thënë Uran Ismaili në debatin në Rubikon të KTV-së për konsensusin politik.

I menjëhershëm ishte reagimi i Besnik Bislimit të VV-së që tha se e “kupton sikletin e Ismailit”.

“Edhe unë kisha me qenë shumë në siklet me pas qenë i obliguar t’i mbroj politikat e tilla çfarë janë implementuar deri tash”, u shpreh Bislimi.

Edhe Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe Zgjedhjet 2026 Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe

Ismaili ia ktheu duke i thënë se “nëse të them unë ty që ta ka shkruar sekretariati çka të flasësh, të fyej intelektualisht”.


Bislimi e Ismaili përplasen për konsensusin rreth dialogut

21:36 - I vendosur që konsensusi po përdoret si instrument dhe jo parim, Besnik Bislimi i Vetëvendosjes iu drejtua Uran Ismailit të PDK-së në Rubikon të KTV-së duke e pyetur nëse mund ta arrijnë atë në raport me dialogun dhe negociatat e deritanishme.

“A mund të arrijmë konsensus që negociatat e deritanishme nuk kanë qenë transparente. Ka qenë e pamundshme që ta sjellësh znj. Tahirin të raportojë në Kuvend”, ka thënë Bislimi duke vazhduar të shtrojë pyetje nëse dialogu prodhoi marrëveshje të dëmshme dhe çka po zbatohet.

“Edita Tahiri ka ardh në Kuvend, edhe e kam dëgjuar duke raportu, a ka qenë transparente apo jo nuk e di. Unë e di që dialogu e ka shtri sovranitetin në veri, tash a aq sa duam, ajo është tjetër”, ka thënë Ismaili.


VV thotë se e mban tryezën politike, “nuk do të jetë synimi te konsensusi”

20:42 - Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se partia e tij do të organizojë tryezën e ardhshme të partive politike, por jo që synimi të jetë konsensusi politik.

“Do ta organizojmë tryezën. Nëse e thërrasim, tregojmë se nuk është problemi te konsensusi, por të tregojmë se nuk është synim konsensusi”, ka thënë Bislimi në Rubikon të KTV-së.

Edhe Ismaili s’sheh bashkëpunim PDK-LVV: Kurti e luan rolin e një fëmije të lazdruar që s’mund ta ndalë veten Arbëri Ismaili s’sheh bashkëpunim PDK-LVV: Kurti e luan rolin e një fëmije të lazdruar që s’mund ta ndalë veten

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, iu përgjigj duke thënë se “janë paragjykues për çdo gjë”.

Ndërsa sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka theksuar se tryezat e deritashme ishin të parat në të cilat pas 19 vitesh shtet janë ulur për herë të parë partitë politike pa ndërkombëtarët.

“Në takimin e fundit u morëm vesh që të krijohet një mekanizëm që të caktohet se cila temë do të diskutohet, pra në takim të diskutohet vetëm një temë. E rëndësishme është që për herë të parë partitë politike ulen pa ndërkombëtarët”, ka thënë ai.


Ismaili thotë se me apo pa Vetëvendosjen, do të arrihet konsensusi politik

Image

Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së ka tërhequr një paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, si parti që nuk morën pjesë në tryezën politike të ftuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Ismailit, me apo pa VV-në, do të arrihet konsensusi mes partive politike në vend.

Radha për tryezë mes partive i kalon VV-së, nëse kjo e thërret temë do të jenë zgjedhjet e reja

Edhe S’ka marrëveshje VV – PDK për president konsensual Arbëri S’ka marrëveshje VV – PDK për president konsensual

“Mos të frikësohemi nga klima që krijohen nga të tjerët. Jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet... Konsideroj se që është fatkeqësi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë përderisa kemi edhe parti tjera që nuk marrin pjesë... Lista Serbe”, ka thënë ai. “Do apo nuk do LVV ne jemi të vendosur, sidomos PDK që të vijë zgjidhja e këtyre problemeve”.

Mirëpo, kjo iniciativë nuk shihet nga këndi i njëjtë edhe nga Vetëvendosje. Besnik Bislimi nga kjo parti tha se për ta konsensusi nuk është parim, por instrument.