Arbëri

“Ismail Qemali” në skenarin C, mbi 10 mësimdhënës e 50 nxënës të prekur me COVID-19

Më shumë se 10 mësimdhënës dhe 50 nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur në emisionin “SOT” të KTV-së, drejtoresha e kësaj shkolle Mimoza Krasniqi, e cila ka thënë se edhe para se të kalonte e tërë shkolla në skenarin C të mësimit, siç u njoftua një ditë më parë, 8 klasë të kësaj shkolle tashmë kishin kaluar në këtë skenar.

“Janë mbi 10 mësimdhënës pozitivë ndërkaq numri i nxënësve pozitivë është mbi 50. Ky numër i rritjes ka filluar që nga data 10 janar. Para se të kalojë në skenarin C, shkolla i ka pasur afër 8 klasa që kanë kaluar në skenarin C. Edhe në klasat e 7-ta ku ka pasur mësimdhënës pozitivë, edhe në ato dy klasa ka pasur numër të rritur nëpër klasa”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se në këtë shkollë vetëm 4 mësimdhënës janë të pavaksinuar.

“Vetëm 4 mësimdhënës janë të pavaksinuar, për shkak të gjendjes shëndetësore, dhe dy mësuese janë shtatzëna të cilat kanë filluar pushimin e lindjes. Me dozën e tretë, e kemi vetëm një mësimdhënës”, është shprehur ajo.

Të hënën shkolla fillore “Ismail Qemali” ka bërë të ditur se ka kaluar në skenarin C të mësimit, për shkak të rritjes së rasteve positive me COVID-19 në këtë shkollë.

 

Njoftim! Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës! Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së...

Posted by SHFMU ''Ismail Qemali'' Prishtinë on Monday, January 17, 2022