Në Komunën e Gjilanit sot janë shpërndarë pako ushqimore për 200 familje në nevojë, i cili është financuar nga Shoqata “Islamic Relief” dhe mbështetur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Nexhat Hajrullahu, drejtor i DSHMS-së në Gjilan, tha se solidariteti i treguar nga kjo shoqatë për familjet në nevojë është i mirëseardhur dhe zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar.
“Këto 200 familje të mbështetura kanë të zgjidhur problemin e bukës së gojës për një periudhë të ardhshme. Ne do të përkujdesemi vazhdimisht që rastet e rënda dhe me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale t’i mbështesim kohë pas kohe”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo drejtori, është duke u marrë në baza ditore me raste të kësaj natyre.
-
Mbi 18 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë
-
Pako ushqimore si dhurata për Bajram për familjet në asistencë sociale
-
Pako ndihmash për rastet sociale për Bajram
-
150 familje të Prizrenit përkrahen me pako ushqimore e mbulesa dimërore
-
Pandemia shton kërkesat në Prizren për ndihma me pako ushqimore