Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-ushtarja amerikane dhuron donacion prej 5 mijë dollarësh për UP-në

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një donacion prej 5 000 dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Elaine Berkoëitz, donacion ky i dedikuar për Departamentin e Stomatologjisë̈ në Fakultetin e Mjekësisë̈.

Përfaqësuesja e Elaine Berkoëitz, Teuta Bicaj tha se këto mjete ajo i ka dedikuar për studentë të kësaj dege me qëllim të përmirësimit të kushteve për studim në këtë degë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Naser Sahiti ka falënderuar Berkoëitz për këtë donacion tha se këto mjete do përmirësojnë kushtet për studentët e stomatologjisë.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka tha se këto mjete do shfrytëzohen për blerjen e disa zmadhuesve që iu nevojiten studentëve të degës së stomatologjisë./KSP

Artikuj të ngjashëm