Hajrush Kurtaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të enjten ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai deklaroi se tash punon në Ministrinë e Mbrojtjes.
Fillimisht u mor në pyetje nga prokurori James Pace lidhur me pozitat dhe rolin e tij në ushtri gjatë luftës.
Kurtaj tha se i ka raportuar komandantit të UÇK-së për Kaçanik, Agim Bajrami.
Dëshmia e tij zgjati rreth 10 minuta e do të vazhdojë pas dy javësh.
Seanca e së enjtes ishte e mbyllur për publikun, pasi para Kurtajt dëshmoi një dëshmitar i mbrojtur.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Hagë fillon dëshminë dëshmitari i 85-të, ish-ushtar i UÇK-së
-
Nis dëshminë dëshmitari i mbrojtur në Hagë, është ish-ushtar i UÇK-së
-
Nis dëshminë ish-ushtari, ZPS-ja thotë se ai ka njohuri për mënyrën e funksionimit të UÇK-së
-
Seancë e mbyllur për dëshmitarin e ZPS-së në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
-
Ish-udhëheqësi i Brigadës 162 kundërshton deklaratat që ia ka dhënë Prokurorisë