Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, i kërkuar nga drejtësia shqiptare njoftoi përmes rrjeteve sociale se është vetëdorëzuar në policinë turke.
“Meqë nuk erdhën të më marrin u dorëzova vetë në policinë turke”, njoftoi ai përmes Facebook.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon, përcjell tch.
Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.
Në fillim të këtij viti, Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-truproja i Sali Berishës dënohet me 21 vjet burgim për vrasjen e ish-deputetit të PD-së
-
Ish-truproja e Sali Berishës kërkon rihapjen e dosjes “Azem Hajdari”
-
Ekstradohet nga Turqia Izet Haxhia, 19 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit
-
10 dëshmitë e Izet Haxhisë që ‘fundosin’ Berishën
-
“Marrëveshja” mes policit viktimë dhe aktivistit të VV-së që akuzohet për huliganizëm