Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-ministri Vitia javën e ardhshme raporton në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku do të jenë dy prej katër personave që do të raportojnë gjatë javës së ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e pandemisë.

Në mbledhjen e këtij komisioni, të martën, është vendosur po ashtu që krahas tyre të intervistohet edhe prindi i Agon Musliut, vdekja traegjike e të cilit në Qendrën Studentore që përdorej për karantinë kishte qenë sebep për kritika të ashpra ndaj qeverisë së atëhershme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç tyre, për intervistim është ftuar edhe menaxheri i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Valdet Hashani.

“Na duhet intensifikimi i punës që në javën e ardhshme të caktojmë takimet… Në listë është Arben Vitia, prindi i Agon Musliut, dhe Izet Sadiku e Valdet Hashani… pra të raportojnë të katër dëshmitarët”, ka thënë në mbledhje Mimoza Kusari, kryetarja e Komisionit.