Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.
Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po trajtohej për koronavirus, ka bërë të ditur të enjten OraNews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarko Bello ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001 deri më 2013.
Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes.
Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.