Ish Ministri i jashtëm i Sllovakisë, për Kosovën dhe Ballkanin i njohur për veprimtarinë e tij në Parlamentin Evropian si shef i delegacionit për Evropën Juglindore në të kaluarën, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë publikuar medijat sllovake duke përmendur si mundësi të vdekjes sulmi në zemër.
Eduard Kukan ka qënë Ministër i jashtëm i Sllovakinë në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit të këtij shteti. Si shef i diplomacisë ka pasur rolin kryesorë në anëtarësimin e Sllovakisë në NATO dhe Bashkimin Evropian në vitin 2014.
Kukan më herët ka qënë edhe i dërguar i OKB-së për Kosovën në vitin 1999. Si shef i delegacionit për Evropën Juglondore në mandatin prej vitit 2009 deri në vitin 2014 Kukan është angazhuar në mënyrë të jashtëzakonshme për të ndihmuar procesin e integrimeve të Ballkanit Perëndimorë në BE. Ka qenë pa dyshim përson i cili e ka merituar epitetin “mik i të gjithëve në Ballkan”.
Ndonëse vjen nga një shtet i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës Kukan në mandatin e tij në Parlamentin Evropian asnjëherë këtë nuk e ka parë si pengesë dhe ai e ka trajtuar Kosovën në veprimtarinë e tij sikur secilin shtet thetër të rajonit. Për këtë kanë dëshmuar të gjith politikanët e Kosovës të cilët kanë pasur bashkëpunim me të.
Kukanin bashkëpunëtorët e tij e mbajnë mend si person të urtë, gjakftohtë por edhe të vendosur. Përvoja e tij e punës me liderë të Ballkanit Perendimorë tashmë i ka munguar BE-së për vite prej kur ai më nuk ishte deputet i Parlamentit Evropian. Do të mbahet mend si person i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në angazhimin e BE-së në rajon dhe si mbështetës i madhë i vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në kohën kur një proces i tillë nuk është më aq i popullarizuar në BE.