Zenun Halili është dorëhequr nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, për t’iu rrekur garës për rektor të po këtij universiteti, por një barrierë e ka në rrugë. Pengesë e patejkalueshme i është bërë Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.
Profesori i shkencave politike ishte në 2014-n kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në fund të vitit të shkuar ai ishte bërë anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, nga e cila pozitë ka dhënë dorëheqje pak kohë pasi në krye të Ministrisë së Arsimit është vënë Ramë Likaj i po kësaj partie. Me ta lënë pozitën në Këshill, Halili ka paraqitur kandidaturën për rektor. Dhe, përparësi për të në këtë garë përbënte fakti se katër nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues që e zgjedhin rektorin, emërohen me dekret të ministrit, raporton KOHA.
Por në prag të vlerësimit të kandidaturave nga një Komision i Senatit, profesorë të Juridikut e kanë hartuar një dokument, argumentet e listuara në të cilin tregojnë arsyet pse Halili nuk mund të ngjitet në krye të UP-së.
Dokumenti është një analizë mbi pamundësinë për t’u zgjedhur në pozitën e rektorit, personat që në dy vitet e fundit kanë qenë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së.
-
Nëse Halili zgjidhet rektor përbën konflikt interesi
-
Anti-korrupsioni po e trajton rastin e Halilit, të cilit ligji nuk ia lejon të bëhet rektor
-
Tre kandidatë për rektor të UP-së, pritet të zgjidhet të mërkurën
-
Politika po e mban peng zgjedhjen e rektorit të UP-së
-
Zgjidhet lista e ngushtë për rektor të UP-së – mungon Halili