Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-drejtoresha e ministrit merr kryesimin e Këshillit Drejtues të UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur të mërkurën kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e tij. Kryesuese e KD të UP-së është zgjedhur Ardiana Bunjaku, ndërkaq zëvendëskryesuese Laura Kryeziu, shkuan sot Koha Ditore.

Javën e kaluar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka emëruar Ardiana Bunjakun, Drita Shoshin, Laura Kryeziun e Fadil Osmanin për anëtarë të KD të UP-së.

Gazeta pati raportuar se tre nga të propozuarit nga ministri, Ardiana Bunjaku, Laura Kryeziu dhe Fadil Osmani, kanë afërsi me ministrin ose partitë në pushtet.

Kryesuesja e Këshillit, Ardiana Bunjaku, aktualisht është drejtoreshë në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKCAK).

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.