Laura Kryeziu është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë UP-ja, që ka thënë se në mbledhjen e mbajtur sot, Kryeziu mori votat unanime për pozitën e kryetares.
Kryeziu, sipas njoftimit, u zotua se do të punojë fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit.
Deri tash kryesuese e këtij këshilli ishte Ardiana Bunjaku.
Artikuj të ngjashëm