Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isa Mustafa uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka uruar 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar shumë shkurt duke thënë se kjo festë bën bashkë gjithë kombin.

Mustafa në postimin e tij nuk ka përmendur daljen në skenë të UÇK-së që ka ndodhur më 28 nëntor të vitit 1997 e as ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Postimi i Mustafës:

“Urime Dita e Shpalljes së Pavarësisë dhe e ngritjes së Flamurit në Vlorë. Kjo festë na bënë të gjithëve bashkë, në shtëpinë e kombit tonë”.

Artikuj të ngjashëm