Prishtinë, 17 janar - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-deputetin dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Pejë, Smajl Hajdarajnë, i vrarë 17 vjet më parë, nga, deri tash, doras-ë të panjohur.
Në përkujtimin e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, thuhet:
Sot, në 17 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj kryetari i LDK-së Isa Mustafa e përkujton dhe shpreh dhimbje për humbjen e tij.
Smajl Hajdaraj ishte deputet e aktivist shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.
Hajdaraj ishte atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës, dhe humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë Kosovën.
Artikuj të ngjashëm