Në një takim me delegacion të investitorëve gjermanë, zv.kryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, i njoftoi për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitor strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve për ta.
Delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, shprehu interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërishme, duke dëshiruar të ndjekin edhe shembullin e Bitter, e cila tashmë ka bërë një investim në kompani për prodhimin e ngjyrave.
Gashi e vlerësoi lart rolin dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.
Në fund, delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.
Ky delegacion e vizitoi Kosovën me iniciativë të Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.
-
Kompanitë turke të interesuara të investojnë në Kosovë
-
Gashi thotë se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë
-
Gashi në Berlin, fton gjermanët të investojnë në Kosovë
-
Unioni i biznesmenëve kosovarë nga Gjermania mbështet nismën e Investimeve Strategjike
-
Dardan Gashi ia dorëzon Departamentin e Investimeve Strategjike ministres Rozeta Hajdari