Biznesmenët kosovarë nga diaspora interesohen për Ligjin e Investimeve dhe kërkojnë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike të mos kursehet mbështetja e mërgimtarëve në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Përfaqësues të Unioni të Bizneseve nga Gjermania kanë takuar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, me të cilin kanë biseduar dhe e kanë informuar për format e bashkëpunimit dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve. Diaspora është një komunitet i rëndësishëm për ekonominë e Republikës dhe mbështetja e këtij procesi nga ana juaj është e nevojshme”, ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.
Nga ana tjetër, biznesmenët kosovarë Albert Hashimi dhe Vëllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve, kanë ftuar ministrinë në Gjermani për t’i parë kosovarët bashkë dhe vullnetin e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Unioni i bizneseve nga Gjermania ka 300 anëtarë dhe është themeluar para tre vjetësh.
-
Investitorë gjermanë interesohen për sektorin e energjisë dhe të minierave në Kosovë, thotë Gashi
-
Gashi porosit bizneset shqiptaro-gjermane të realizojnë edhe më shumë projekte kapitale
-
Fillojnë përgatitjet për themelimin e Bankës së Diasporës
-
Liberalizimi i vizave, kapitull që duhet të mbyllet sa më shpejt, thotë ambasadori gjerman
-
Biznesmenët e diasporës i bëjnë thirrje qeverisë së re që të mos i pengojë ata të investojnë në Kosovë