Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Interesim për punën e komunitetit protestant në Kosovë

Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK) pastor Driton Krasniqi priti në një takim njohës ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, njofton kumtesa transmeton Koha.net.

Mysafiri shfaqi interesim për punën dhe shtrirjen e komunitetit protestant ungjillor në Kosovë, shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve dhe aktivitetet për shënimin e 500 vjetorit të Reformacionit Protestant.

Pastori, nga ana e tij e njoftoj ambasadorin me përgatitjet dhe aktivitetet e zhvilluara për shënimin e 200 vjerit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve si dhe ato të Javës së reformacionit protestant.