Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA 2023, temë e takimit Osmani-Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim që Presidenca e ka cilësuar të rregullt, Osmani dhe Hovenieri kanë biseduar për mundësitë dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në vitin 2023.

“Gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Ky takim midis Osmanit dhe Hovenierit ndodhi në ditën kur filloi heqja e barrikadave në veri të vendit, të vendosura nga serbët lokalë.