Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri po konsiderohet të jetë ende sfidë për Kosovën. Kështu është thënë të hënën në konferencën e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).
Në diskutimin për "një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva", është kërkuar nga niveli lokal zbatim më i madh i akteve ligjore dhe nënligjore.
Drejtori i KLGI-së, Valmir Gashi ka thënë se decentralizimi në veri ende nuk është përmbushur.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se përmes mbështetjes direkte, por edhe agjendës legjislative synojnë konsolidimin e nivelit lokal.
Ndërkaq, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpreh se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale. /KSP

-
Integrimi i sistemeve paralele serbe mbetet pa veprime konkrete
-
Mungojnë veprimet për integrimin e dy sistemeve paralele serbe
-
Kryetarët serbë ia lënë Brukselit “vendimin” për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit
-
Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje
-
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin