Krerët e sistemit të drejtësisë kanë nënshkruar të martën Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformë në këtë sistem.
Deklarata u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi dhe Mejreme Memaj ushtruese detyre e kryetarit të Gjykatës Supreme.
“Pajtimi” i këtyre institucioneve vjen pas disa muajsh qëndrimesh jo në një vijë. Institucionet e drejtësisë nuk ishin pajtuar me iniciativat e Qeverisë për reforma, duke nisur nga çështja e vettingut. Kryesuesi i këtij këshilli, Albert Zogaj, procesin e vettingut përmes ndryshimeve kushtetuese, që ka rekomanduar Qeveria, e pati quajtur humbje kohe. Megjithatë, Komisioni i Venecias ka rekomanduar që procesi i vettingut të bëhet përmes mekanizmave të brendshëm të KGJK-së dhe KPK-së. Për krerët në drejtësi ka propozuar që vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese.
KGJK-ja e KPK-ja dhe Qeveria kanë pasur disa herë përplasje vitin e shkuar.
Në shkurt, Këshilli Gjyqësor pati publikuar një propozim për “deklaratë të përbashkët zotimi”.
-
Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë Deklaratë të Zotimit për reformë në drejtësi
-
MD-ja ankohet për mosbashkëpunim nga KGJK-ja dhe KPK-ja
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu pranon se Vettingu nuk është ai që është premtuar nga Vetëvendosja
-
Kurti e Zogaj dakordohen për intensifikim të bashkëpunimit për reformë në drejtësi