Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati shëndetësor inspekton QKMF-në në Drenas për procesin e sterilizimit

Një ditë pasi KOHA ka publikuar fotot nga procesi i sterilizimit të mjeteve të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Inspektorati Shëndetësor e ka inspektuar këtë institucion.

Fotografitë dëshmojnë që mjetet e punës së këtij institucioni shëndetësor sterilizohen në një enë të papastër, rrethi i së cilës është i mbuluar nga korrozioni.

Drejtori i QKMF-së në Drenas, Ismet Bogiqi ka konfirmuar inspektimin.

Ai fillimisht ka deklaruar që e kanë ftuar vetë, ani pse në Ministrinë e Shëndetësisë e kanë thënë të kundërtën, e më pas ka deklaruar, që pasi e kanë telefonuar nga MSH-ja, i ka ftuar për vizitë.

Ai ka deklaruar që në atë enë, pastrohen mbetjet e mëdha e më pas mjetet futen në sterilizator.

Edhe AUV-ja e quan të rregullt mënyrën e pastrimit të instrumenteve mjekësore në QKMF-në e Drenasit Arbëri AUV-ja e quan të rregullt mënyrën e pastrimit të instrumenteve mjekësore në QKMF-në e Drenasit

Ka deklaruar që ata e zbatojnë protokollin dhe rregullat e sterilizimit.