Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, mbrëmë ka mbyllur edhe një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk e ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike.
Kjo bastore, po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin.
“Gjatë aksionit të mbrëmshëm të inspektorëve të Komunës së Malishevës, është mbyllur një bastore sportive, së cilës, më datë 4 qershor të këtij viti, i është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit, por i njëjti kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunalë”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati.
Sipas Kastratit, kjo bastore nuk i plotëson kushtet në bazë të ligjit, pasi gjendet më afër se 500 metra nga institucionet publike, prandaj edhe kemi marrë aksionin për mbylljen e lokalit. “Ne si drejtori, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të shkelen ligjet”, deklaroi Kastrati.
-
Mbyllen dy lokale në Malishevë ku shërbeheshin “shisha”
-
AUV-i i asistuar nga policia ka mbyllur 3 lokale në Malishevë për mosrespektim të masave anti-Covid
-
Inspektorati mbyll katër bastore sportive
-
Mbyllet një pikë e shitjes së një lotarie në Malishevë
-
Mbyllen gjashtë biznese të lojërave të fatit në Ferizaj