Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka nisur një aksion për t’i monitoruar dhe inspektuar institucionet shkollore me qëllim të rritjes së higjienës dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19.
Në disa shkolla inspektorët sanitar kanë shqiptuar vërejtje dhe kanë kërkuar nga drejtorët e shkollave t’i angazhojnë më shumë punonjësit teknik të mirëmbajtjes.
Rreth çështjes së mungesës së higjienës në disa shkolla ka pasur ankesa edhe nga vet prindërit e nxënësve. Me gjendje më të rëndë po vazhdon të mbetet objekti i shkollës Fillore “Gjon Serreçi” derisa komuna ka planifikuar ta rrënoi atë shkaku i vjetërsisë.
Enver Sopa, inspektor Sanitar në Komunën e Ferizajt, ka thënë për KOHËN se në përgjithësi gjendja e higjienës nëpër shkolla është mjaftë e mirë në përjashtim të disa rasteve. Sipas tij, monitorimi i këtyre institucioneve do të vazhdoi edhe gjatë ditëve në vazhdim.
“Jemi duke i inspektuar institucionet shkollore me qëllim të rritjes së higjienës dhe pastërtisë në përgjithësi brenda objekteve shkollore. Kjo për shkak të ruajtjes së shëndetit të nxënësve. Sidomos edhe banjat sanitare jemi duke i inspektuar. Në disa raste kemi sugjeruar drejtorët për t’i angazhuar më shumë mirëmbajtësit e objekteve shkollore sepse komuna i ka furnizuar të gjitha objektet shkollore me materiale higjienike po ashtu edhe me dezinfektues dhe materiale tjera shpenzuese”, ka thënë midis të tjerash Sopa.
Edhe
Disa objekte shkollore në Ferizaj pa përgatitje teknike për nisjen e procesit mësimor
Sipas tij, rekomandimet e inspektoratit edhe në të kaluarën janë shqyrtuar dhe janë përfillur me përgjegjësi nga drejtorët e shkollave.
“Sa i përket gjendjes më të rëndë e kemi në shkollën e vjetër të objektit ‘Gjon Serreçi’, mirëpo ky objekt do të rrënohet nga komuna për shkak të vjetërsisë, andaj edhe këtë vit shkollor do ta kalojnë nxënësit dhe personeli në ato kushte, por ne kemi sugjeruar që niveli i higjienës të rritet sa më shumë”, ka shtuar ai.
-
OJQ-të në Ferizaj kërkojnë mirëmbajtjen e objekteve shkollore
-
Ish-ndërtesa e shkollës monument në Ferizaj vandalizohet e shndërrohet në gërmadhë
-
Shkaku i kushteve nxënësit e komunitetit ashkali në Ferizaj po braktisin shkollat
-
Me rinisjen e vizitave mjekësore, Prizreni synon të krijojë pasqyrë më reale për shëndetin e nxënësve