Inspektorati komunal i Lipjanit ka nisur një aksion për parandalimin e përdorimit të duhanit brenda institucioneve publike.
Kjo dukuri e kundërligjshme gjatë periudhës së fundit kohore është përhapur shumë në Administratën Komunale, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën e Punës Sociale, në Zyrën e Punësimit dhe në disa institucione të tjera publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër personat juridikë në bazë të nenit 11, paragrafi 4.1 të Ligjit antiduhan, gjoba mund të shqiptohet deri në 3 mijë euro, ndaj gjobat mund të shqiptohen edhe nëse zyrtarët e institucioneve të ndryshme i sjellin Inspektoratit ndonjë fotografi apo ndonjë dëshmi të ngjashme lidhur me përdorimin e duhanit brenda institucioneve publike.
Imer Rrustemi, drejtor i Inspektoratit të Lipjanit, ka thënë se tashmë të gjithë drejtorët komunalë janë të njoftuar zyrtarisht rreth kësaj çështjeje derisa kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, në mbledhjen e drejtorëve të martën ka bërë kritika lidhur me këtë çështje...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.