Arbëri

Inspektorati gjobit bizneset që shkelin Ligjin anti-duhan

Inspektorët komunalë të Shtimes gjatë kësaj jave kanë nisur një aksion nëpër biznese private, të cilat po e shpërfillin Ligjin anti-duhan.

Ndërkohë janë bërë dhjetëra inspektime të cilat kanë rezultuar me gjashtë fletëparaqitje për gjykatë për pronarët e disa lokaleve të kafeneve dhe janë shqiptuar tri gjoba të tjera me nga një mijë euro për pronarët e pompave të derivateve në Shtime, të cilat kanë bërë reklamimin e duhanit.

Sipas inspektorëve në këtë komunë, në raste të veçanta kur pronarët e lokaleve s’pajtohen, sillen keq dhe nuk gjejnë mirëkuptim me inspektorët, atëherë si persona juridikë në bazë të nenin 11 paragrafi 4.1 të ligjit për duhanin mund të ndëshkohen me 3 mijë euro gjobë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një njoftimi, Komuna e Shtimes ka bërë me dije se gjatë një aksioni inspektorët sanitarë dhe të tregut kanë shqiptuar 3 gjoba me nga një mijë euro për operatorët ekonomikë për reklamim të duhanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)