Inspektorati i Komunës së Lipjanit ka ndërprerë përkohësisht punimet e rezervarit të ujit të pijshëm në fshatin Ribar i Madh derisa të shqyrtohen dokumentacionet e lejes ndërtimore dhe dokumentacionet tjera të ekspertëve pasi që në afërsi prej rreth 150 metrash është bërë groposja e kafshëve me sëmundje të brucelozës.
Inspektorati i komunës është duke e hetuar rastin dhe të gjitha dokumentacionet pasi që për këtë projekt po investon Bashkimi Evropian në bashkëfinancim me Qeverinë e Kosovës. Ky rezervar parashihej t’i furnizojë me ujë të pijshëm disa fshatra të komunës së Lipjanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e fshatit Ribar i Madh kanë kërkuar të ndërrohej lokacioni për groposjen e kafshëve me sëmundje të brucelozës pasi që afër tyre po ndërtohej rezervari për ujë të pijshëm. Në vendimin e inspektoratit të komunës thuhet se, “Ndalohen të gjitha punimet në këtë hapësirë publike, pa leje nga organet kompetente të Komunës së Lipjanit”.
Drejtori i Inspektoratit në komunën e Lipjanit Imer Rrustemi, ka thënë se punimet janë ndërprerë përkohësisht derisa të shqyrtohen dokumentacionet për leje ndërtimore.
“Ky projekt për ujë të pijshëm është në të mirën e disa fshatrave të komunës. Andaj në anën tjetër gruposja e kafshëve është bërë në mënyrë profesionale dhe nuk paraqet ndonjë problem. Ndërkaq rezervari i ujit do të ketë një izolim dhe mbrojtje shumë profesionale, prandaj nuk ka hapësirë për shqetësime”, ka thënë Rrustemi.