Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka gjobitur me 2000 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka shkelur masat anti-Covid në një mbledhje të mbajtur në kryeqytet.
Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se askush nuk do të amnistohet.
Ai tutje ka bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid në të kundërtën ka paralajmëruar gjoba.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës - neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar ai.
-
Inspeksioni në Prishtinë gjobit PDK-në me 2 mijë euro
-
LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID
-
20 gjoba nga Komuna e Prishtinës për shkeljet e partive në fushatë, prin Vetëvendosje
-
LDK-ja gjobitet me 2000 euro për shkeljen e masave anti-COVID në tubimin në Prizren
-
Inspeksioni në Prishtinë gjobit VV-në me 2.000 euro