Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës ka njoftuar se është duke i vëzhguar më vëmendje dy fabrikat që ditë më parë i ka mbyllur për shkak të aktiviteteve të tyre prodhuese pa leje përkatëse dhe të ndotjes së ambientit.
Komuna thotë se më 15 maj, inspekcioni komunal ka mbyllur fabrikën për përpunimin e gomave deri në përfitimin e vajrave industriale Rycikling, sh.p.k dhe fabrikën për riciklimin e vajit të përdorur të përdorur më parë, deri në përfitimin e vajit industrial Bass Partners, sh.a., për shkak të ndotjes së ambientit dhe të veprimtarisë pa lejepërkatëse.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, tha se inspekcioni vazhdimisht është në vëzhgim të këtyre fabrikave, për të pamundësuar vazhdimin e prodhimit në mënyrë ilegale.
Sipas tij, Bass Partners nuk është duke e respektuar vendimin e organit komunal për ndërprerjen e aktivitetit prodhues deri në momentin kur të pajiset me leje përkatëse.
-
Dy fabrikat e mbyllura në Mitrovicë nuk respektojnë vendimin e Inspeksionit
-
Në Mitrovicë mbyllen dy fabrika
-
Inspeksioni në bashkëpunim me Policinë, mbyllin përkohësisht disa lokale në Mitrovicë
-
Fabrika e mbyllur në Mitrovicë hapet sërish, thonë se ndodhi një mosmarrëveshje
-
Fabrika e vajit në Mitrovicë s’e ndërpret punën pavarësisht vendimit të inspektoratit