Iniciativa për Progres - INPO edhe një herë ka kërkuar nga komuna t’i përgjigjej kërkesës së tyre për qasje në dokumente publike, me qëllim që lëndën të mos e procedojë në gjykatë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo OJQ që nga muaji qershor i këtij viti ka kërkuar qasje në dokumente publike për lejet ndërtimore gjatë vitit 2017, mirëpo deri tashti asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
Procedurat ndëshkimore për institucionin që vepron në kundërshtim me Ligjin për qasje, pengon ose kufizon realizimin e të drejtave në qasje në dokumente publike dhe informata, dënohet me gjobë prej pesë mijë deri dhjetë mijë eurosh, ndërkaq personi përgjegjës i institucionit publik dënohet me gjobë në shumë prej 500 deri një mijë eurosh, si dhe me gjobë prej një mijë deri dy mijë eurosh ndëshkohet personi përgjegjës i institucionit publik kompetent.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Për tre muaj 24 kërkesa për qasje në dokumente publike në Ferizaj
-
INPO: Ferizaj s’e zbaton drejt ligjin dhe nuk ofron qasje pro-aktive në dokumentet publike
-
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
164 ankesa të qytetarëve për moszbatim të Ligjit për qasje në dokumentet publike