(Ekonomiaonline) - Nga 100 premtimet e dhëna, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, del t'i ketë realizuar vetëm 28. Kjo sipas Organizatës Iniciativa për Progres (INPO). Gjatë prezantimit të raportit, INPO ka bërë me dije se 15 premtime janë gjysmë të përmbushura ndërsa 34 s'kanë nisur ende.
“Secili premtim është kategorizuar në katër pjesë. Fusha e parë nga 12 premtime janë përmbushur 4 premtime dhe nuk kanë filluar 3 nga to. Premtimi Kartela e Prishtinës, Rregullorja për Taksi. Premtimet e përmbushura janë Shtegu i Biçikletave në Gërmi dhe miratimi i rregullores për parkingjet”.
“Fusha e shtatë zhvillim në çdo cep janë 6 premtime janë realizuar 3 për dy të tjera nuk është bërë asgjë. Nga 100 premtimet gjithsej kanë përmbushur vetëm 28 premtime plotësisht, prej 15 prej tyre janë gjysmë të përmbushura 34 prej tyre janë të filluara, ndërsa 23 premtime nuk është ndërmarr asnjë masë e vogël”, thuhet tutje në raport.
Kjo organizatë tha se secila fushë përmban premtime të veçantë e që numri i përgjithshëm është 100.
-
Opozita kritikon Ahmetin për mosrealizim të premtimeve
-
Kryetari Ahmeti nuk përmbushi 100 premtimet
-
Kultura me 198 premtime politike, “përmbushja” me ndarje buxheti
-
Salihu: S’ka orientim strategjik të premtimeve nga kandidatët për kryetarë komunash
-
GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918