Komuna e Rahovecit planifikon që ta hartojë Planin e ri Zhvillimor Komunal, pavarësisht nga fakti se Plani ekzistues ishte miratuar në vitin 2012. Sipas zyrtarëve komunalë një hap i tillë është i nevojshëm për shkak të kërkesave që burojnë nga Ligji i planifikimit hapësinor. Krahas nismës për Planin e ri Zhvillimor, Komuna e Rahovecit tashmë ka publikuar edhe njoftimin për konkursin e projektimit të Hartës Zonale të Komunës, që po ashtu kërkohet nga legjislacioni i sipërpërmendur, shkruan sot Koha Ditore.
Para publikimit të këtij konkursi, në muajin e kaluar, kryetari i Komunës, Idriz Vehapi, ka urdhëruar Zyrën e prokurimit që të shpallë tenderin për shërbimet e konsulencës për mbështetjen e Komunës së Rahovecit në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, me vlerën e parashikuar prej 40 mijë eurosh. Lidhur me këtë çështje, zyrtari i informimit, Haziz Krasniqi, ka shpjeguar se Komuna e Rahovecit do ta hartojë PZHK-në e re dhe se konsulenca i duhet Komunës për ta ndihmuar stafin komunal për hartimin e PZHK-së së re.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Podujeva pritet ta miratojë hartën zonale këtë muaj
-
Podujeva nis ndryshimin e Hartës zonale pa e miratuar draftin e vjetër
-
Kthehet në rishqyrtim vendimi për vënien në diskutim publik të hartës zonale të Prizrenit
-
Klina e Istogu me harta zonale, Deçani pa plan zhvillimor
-
Urbanizmi pa afat për përfundimin e Hartës Zonale