Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Iniciohen masa disiplinore ndaj mjekut, pas kronikës së KTV-së

Në Lajmet e Mbrëmjes të KTV-së, sonte u transmetua një kronikë ku një familje nga Istogu akuzonte kirurgun e QKUK-së Enver Fekaj se nuk po ia trajtonte të birin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por i njëjti kërkonte që pacienti, të cilin njëherë e kishte trajtuar në një spital privat, të kryente një operacion të dytë po në spitalin privat ku edhe punon kirurgu Fekaj.

Madje, kirurgut në mbrojtje i doli edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami.

E ndaj këtij veprimi, Drejtoria e SHSKUK-së ka bërë me dije se, “pas transmetimit të kronikës së sotme në KTV-Kohavision, ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore”.

“Drejtoria ka proceduar menjëherë rastin tek komisioni disiplinor ku do të ndërmerren masa ligjore. SHSKUK nuk do të lejojë në asnjë rast që të diskriminohen dhe kushtëzohen qytetarët, por do të ndërmarrë masat e nevojshme që shërbimet të ofrohen brenda institucioneve publike, pa kushtëzime”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

Kjo Qendër inkurajon qytetarët të paraqesin faktet dhe argumentet e tyre dhe thekson se ndaj shkelësve dhe kushtëzuesve nuk do të ketë kompromis.

LEXOJENI EDHE KËTË

Kirurgu s’e merr në dorë në QKUK pacientin që e operoi në spitalin privat

Njëjtë ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se ndaj dy punonjësve shëndetësorë, kirurgut Abdominal, Enver Fekaj si dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami, kanë nisur masat disiplinore për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti”, ka shkruar ministri.

Edhe Ky është arsyetimi me të cilin suspendohet kirurgu Fekaj, pritet vendimi i Komisionit Disiplinor Arbëri Ky është arsyetimi me të cilin suspendohet kirurgu Fekaj, pritet vendimi i Komisionit Disiplinor

Ai tha se institucionet Publike Shëndetësore të Kosovës kanë për detyrë të jenë afër qytetarëve dhe brengave të tyre, andaj keqpërdorimet e tilla nuk do të lejohen.

Mirëpo, mos-ofrimi i ndihmës mjekësore është i përfshirë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, që nënkupton se veprimi i mjekut dhe drejtorit konsiderohet vepër penale. Ndërkaq, Komisioni Disiplinor, në bazë të rregullores së brendshme të SHSKUK-së, merret vetëm me shkelje që s’janë penale.

Në rastet kur dyshohet se veprat janë penale, atëherë rastet shkojnë në Prokurori.