Raportimi i KTV-së e ka dërguar në komision disiplinor kirurgun Enver Fekaj dhe drejtorin e Kirurgjisë në QKUK.
Fekaj i kishte kërkuar familjes Ibrahimaj nga Istogu që djalin ta operojnë në klinikën e tij private, derisa e ka lënë me plagë të hapur tash e 6 muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKirurgu, që punon edhe në QKUK, nuk pranoi që 19-vjeçarin Hysen Ibrahimaj, ta operojë në këtë klinikë publike, raporton KTV.
Ministri i Shëndetësisë, bashkë me drejtorin e Shërbimit Spitalor, e kanë vizituar familjen në Istog, këtë të diel.
Pos kirurgut Fekaj, ShSKUK-ja e ka paraqitur në komision disiplinor edhe drejtorin e Kirurgjisë, Rifat Bajrami.
Drejtori i ShSKUK-së, megjithatë nuk ka treguar për masat që mund të merren ndaj tyre.
Ministri i Shëndetësisë thotë se i kanë ofruar tani familjes mundësinë që shërbimin e nevojshëm ta marrin në QKUK.
Prindërit e Hysen Ibrahimajt thonë se do të pranojnë ta kryejnë operacionin në QKUK, vetëm nëse marrin garancione për të.
Mosdhënia e ndihmës mjekësore është vepër e dënueshme edhe me Kodin Penal të Kosovës.
Mjeku që refuzon t’i ofrojë ndihmën mjekësore personit që ka nevojë, dënohet me burgim deri në 3 vjet.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se nuk është në dijeni nëse Prokuroria ka nisur hetim për këtë rast.