Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Lipjanit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti ka iniciuar gjithsej 301 fletëparaqitje për gjykatë ndaj dëmtuesve të pyjeve, prej tyre 297 fletëparaqitje janë iniciuar për kundërvajtje, ndërkaq 4 sosh për vepër penale.
Ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar janë iniciuar vetëm 210 lëndë të tilla. Ky sektor gjatë këtij viti është përkushtuar më shumë në mbrojtje të pyjeve, megjithëse sipas zyrtarëve komunalë, sërish mbetet hapësirë për shqetësime derisa dëmtuesit e pyjeve po gjejnë rrugë të ndryshme alternative për bartjen e druve.
Shefqet Amerllahu, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Lipjanit, ka sqaruar se gjatë këtij viti gjykata ka marrë vendime dhe ka zgjidhur gjithsej 122 lëndë pozitivisht, ndërkohë që 61 sosh janë pezulluar (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
©KOHA Ditore
-
Gjilan, 347 fletëparaqitje në gjykatë për dëmtimin e pyjeve
-
Për një muaj inspektorati në Lipjan shqyrtoi 233 lëndë e inspektime të ndryshme
-
Për një muaj Inspektorati në Lipjan shqyrtoi 617 inspektime të ndryshme
-
Gjykata Themelore në Ferizaj nxjerr rreth 400 aktvendime për prerësit ilegalë të pyjeve gjatë 2019-s
-
115 metra kub dru të konfiskuara për një vit