Për dëmtimin e pyjeve në Komunën e Gjilanit në gjykatë janë parashtruar 347 fletëparaqitje për kundërvajtjem, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sektori i pyjeve në këtë komunë ka paraqitur edhe 35 fletëparaqitje penale. Është arritur që në 42 raste të konfiskohen dru në sasi prej 97 metrash kub.
Shefi i sektorit të pyjeve në Komunën e Gjilanit, Ramadan Ajvazi, ka thënë se prerje të pyjeve në mënyrë ilegale ka pasur në disa fshatra, mirëpo drutë janë konfiskuar gjatë kontrollimit ditor. Ai thotë se kundërvajtësit dënohen nga 200 euro deri në 400 euro nga gjykata.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjilan evidentohen 25 raste të konfiskimit të drunjve dhe 273 zjarre
-
Iniciohen fletëparaqitje ndaj 301 personave për dëmtim pylli në komunë të Lipjanit
-
Arrestohet tre persona në Gjilan, dyshohen për dallavere me dru
-
Agjencia e Pyjeve: Është rritur niveli i prerjeve ilegale të pyjeve në Kosovë
-
Sekuestrohen 41.7 metra kub dru në Ferizaj