Nëpërmjet një iniciative që është e dedikuar të dështojë, koalicioni LAA synon ta tejkalojë bllokadën për konstituimin e Kuvendit. Ka në plan që deputetët e saj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me dy pyetje, shkruan sot Koha Ditore.
Pas tentativës së pestë për ta konstituuar Kuvendin, e cila ka dështuar të hënën, kreu i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, ka prezantuar iniciativën dhe ka bërë publike përmbajtjen e pyetjeve që synon t’i adresojë.
“E para, me mospjesëmarrjen në seancë dhe mosprezantim të kandidatit për kryetar të Kuvendit, a konsumohet e drejta kushtetuese për të pasur kryetarin e Kuvendit, dhe; e dyta, çka ndodh në rast kur një kandidati që propozohet për kryetar të Kuvendit nuk e merr mbështetjen e nevojshme”, janë dy pyetjet që Hoti ka thënë se do t’i adresohen gjykatës. “Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më tutje”.
Neni 113 i Kushtetutës flet për palët e autorizuara për të ngritur çështje para gjykatës. Aty theksohet se Kushtetuesja vendos vetëm për rastet e ngritura para saj në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.
Po në këtë nen Kuvendit i njihet e drejta të pyes “nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit”.
Edhe
Iniciativa e LAA-së nuk e “shëron” ngërçin institucional
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Hoti: Çështja e konstituimit të Kuvendit urgjentisht të dërgohet në Kushtetuese
-
Hoti: Institucionet të formohen sa më shpejt duke respektuar Kushtetutën
-
Hoti: LAA pret të drejtën kushtetuese për formimin e Qeverisë
-
Hoti për Kurtin: Vetëm dikush kundër ekzistencës së shtetit, e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje