Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar se zakonisht gjatë sezonit të verës ka rritje të numrit të pacientëve me meningjit viral në Kosovë. Krasniqi ka thënë se kryesisht janë të prekur fëmijët.
Krasniqi në një bisedë për emisionin “Sot” në KTV ka treguar se meningjiti viral është sëmundje që ka një ecuri më të lehtë klinike, por kërkon trajtim dhe duhen 5-7 ditë për t’u shëruar. Por, ka shtuar se sëmundje më e rëndë është meningjiti bakterial.
Krasniqi ka treguar se nga fillimi i vitit deri në qershor në Infektive janë trajtuar afro 38 pacientë me meningjit, ndërsa nga korriku deri sot janë trajtuar afro 43 pacientë me meningjit viral, ndërsa ka pasur edhe 20 tjerë me meningjit bakteror.
“Në Infektivë aktualisht po trajtohen 8 pacientë me meningjit, prej tyre dy janë me meningjit viral e gjashtë bakteror. Simptomat e meningjitit janë temperaturat e larta trupore mbi 38 gradë, kokëdhembje, vjellje, shtangim të muskujve të qafës, fëmijët kanë edhe fotofobi, ju pengon drita dhe e vendosin dorën përpara”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se diagnoza bëhet në Infektivë përmes punksionit lumbar, ku me gjilpër merren 2-3 doza lëng nga shpina dhe analizohen.
-
63 të prekur nga meningjiti që nga korriku, 8 prej tyre janë spitalizuar
-
Shenjat që paralajmërojnë meningjitin
-
Shënohet rritje e rasteve me meningjit, MSH-ja bën thirrje për vigjilencë
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi