Në takimin e 16 korrikut në Bruksel, Kryeministri Avdullah Hoti, ka improvizuar rreth konsensusit politik e shoqëror për këtë proces.
“Improvizimi i Hotit” është shkrimi kryesor që përmban detaje për përfaqësimin e Kosovës në dialog pa arritjen e konsensusit dhe pritjet nga ky proces.
Analisti politik në Këshillin për Demokratizim në Bruksel, Bodo Weber, në intervistë tregon se pse BE-ja nuk duhet t’u lejojë hapësirë palëve të tjera në dialog.
Ai thotë se plani për implementimin e marrëveshjes përfundimtare duhet të jetë shumë i detajuar.
Në Reportazh do të kuptoni se Kaçaniku është si kryeqytet i Kaçanikut.
Ndërsa, në faqet e botës do të gjeni shkrime për shekullin antiamerikan dhe për shtëpinë-shkollë të Afganistanit
Rubrika e Kulturës sjell shkrime për Piktoren e lojës me autoportrete realiste. E po ashtu mund të mësoni edhe për goditjen nga pandemia të heavy metal-it.
Po aq interesant është edhe monumenti, i cili këtë javë sjell shkrimin për qeleshepunuesin e vetëm të Pejës
Ndërsa në faqet e sportit mund të lexoni për talentin nga Vushtrria Milot Avdyli, i cili e ka model Milot Rashicën.
Shkrime interesante mund të gjeni edhe në rubrikat: trendi, estetika, shëndeti e shkenca.