Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Imazhi i keq në sheshin e kryeqytetit me makina për goditje e kacavarje

Grumbuj njerëzisht që shikojnë të tjerët teksa testojnë forcën, qoftë përmes goditjes ose kacavarjesh.

Skena të tilla janë shpeshtuar në sheshet e kryeqytetit në orët e mbrëmjes. Derisa kërkojnë largimin e këtyre makinave, qytetarët thonë se ato japin imazh të keq kryeqytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përshtypje të këqija për skena të tilla, kanë edhe mërgimtarët.

Në Komunën e Prishtinës thonë se përkundër largimit të këtyre makinave, pronarët po i kthejnë ato përsëri.

Sipas zëdhënëses së Komunës së Prishtinës, konfiskimi dhe gjobitja është e vetmja masë të cilën mund ta aplikojnë inspektorët komunalë.