Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka njoftuar se i është huazuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike pajisja e PCR-së, në mënyrë që të ju shërbejë në rritjen e numrit të testimeve për COVID-19.
Sipas një njoftimi në Facebook, ky huazim është bërë nga data 2 prill.
“Sipas rekomandimeve të ECDC dhe OBSH, që rritja e numrit të testimeve ndihmon në pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) lëshon njoftimin se nga data 02.04.2020 i është huazuar Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës pajisja e PCR në mënyrë që të ju shërbejë në rritjen e numrit të testimeve për COVID-19”, thuhet në njoftim.
AKPPM ka thënë se do të japin kontribut maksimal për gjendjen e krijuar.
“Në këto kohë të rënda të kësaj pandemie, si AKPPM jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Agjenci përkatëse nga BE dhe me kapacitetet tona do të japim kontributin maksimal institucional në çdo drejtim si me përditësim të informacioneve nga agjencitë rregullatore të barnave mbi COVID-19 , apo ofrim të shërbimeve të tjera si kjo më lartë”, thuhet në njoftim.
-
Qytetarët kërkojnë më tepër qendra të testimeve për COVID-19
-
Testet PCR nga kjo javë mund të kryhen edhe në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë në Ferizaj
-
Pas zgjedhjeve, rritet numri i personave që kërkojnë të testohen për COVID-19
-
IKSHPK-ja furnizohet me 100 mijë teste PCR
-
Nga sot testet PCR do të kryhen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan