Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se rreshteri policor Afrim Bunjaku ka rënë të dielën në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.
Idrizi ka folur për media pasi ka vizituar familjen e policit të ndjerë Bunjaku, që vdiq gjatë një sulmi të dielën në afërsi të fshatit Banjskë.
“Tash sa vizituam familjen Bunjaku, familjen e togerit Afrim Bunjaku që ra në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Është rast shumë i rëndë, i prekshëm. Familja normalisht se e ka mërzinë, por e ka edhe forcën e shpirtit sepse janë të vetëdijshëm se sovraniteti i vendit mbrohet në çdo mënyrë. E në këtë rast mbrohet me gjak. Situata është e paqëndrueshme e tensionuar që nuk mundemi me parashiku, por çkado që të jetë, jemi këtu në vendin tonë, shtëpinë tonë, do t’i dalim zot vendit”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
E deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se familja Bunjaku është në gjendje tejet të rëndë.
“Gjendja e familjes është tejet e rëndë. Kam hyrë te familja e ngushtë, te nëna dhe bashkëshortja e të ndjerit, gjendja është e trishtë. I kam si familjarë. Kam ardhur menjëherë si e kam parë rastin. Është tejet shqetësuese situata. Duhet të ulemi, të bashkërendohemi me ndërkombëtarë. Ai ishte në krye të detyrës, në shërbim të vendit”, ka thënë Krasniqi.
-
Kurti: Ndërkombëtarët mos ta konsiderojnë Serbinë shtet normal
-
Abdixhiku: Sakrifica e Bunjakut mbetet kujtesë e gjallë për sfidat me të cilat përballet Kosova
-
Sindikata e Policisë: Sakrifica e Afrim Bunjakut, dëshmi e përkushtimit ndaj popullit
-
Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku
-
Haradinaj: Respekt i përjetshëm për sakrificën e Afrim Bunjakut