Prishtinë, 15 mars - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për projektet e realizuara në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe për ato që do të realizohen në vijim, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.
Ministri Zharku e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq më gjerësisht për projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i realizojë në të ardhmen.
Gjatë takimit, ministri Zharku dhe ambasadorja Kapitanoviq vëmendje të posaçme i kushtuan idesë për organizimin e një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë, si një mundësi shtesë për të forcuar lidhjet ekonomike në mes dy vendeve në dobi të zhvillimit të mëtejmë ekonomik.
-
Zotime për thellimin e bashkëpunimit Kosovë - Kroaci
-
Kosova diskuton projektet infrastrukturore me Turqinë
-
Kosova e interesuar për bashkëpunim me vendet frankofone
-
Plenkoviq: Kroacia i ofron mbështetje të fortë Kosovës në rrugën evropiane
-
Ministri Arbrashi e ambasadori Minxhozi diskutuan për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës