Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se demokracia në pushtetet lokale është e zhvilluar, e sipas tij, koalicionet ndërtohen “kur ka parime të përbashkëta”.
Në temën mbi mundësinë e prishjes së koalicionit në qeverisjen lokale në Prishtinë, ai është shprehur të mërkurën në emisionin “Konfront” të KTV-së se ka pasur raste kur kryetarët e komunave s’janë pajtuar me ndonjë vendim, por asamblistët e kanë votuar.
“Demokracia lokale është e zhvilluar në Republikën e Kosovës, kemi stabilitet dhe qëndrueshmëri sa i përket pushtet lokal. Koalicionet ndërtohen me vullnet të mirë kur ka parime të përbashkëta, por me vendime të kryetarit e të kuvendeve komunale. Kemi pasur raste kur kryetari s’ka dashur, si për shembull të bëjë një falje të tatimit, por kuvendi komunal e ka vendosur. Demokracia e ka sharmin e votave, kuvendet komunale kanë përgjegjësi institucionale”, është shprehur Ibrahimi.
-
Ibrahimi: Disa kandidatë nuk i dinë përgjegjësitë lokale, kryetarët kanë përparësi
-
Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh
-
AKK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Rregullores për pranimin në shërbimin civil
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
-
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi