Avni Islami, njohës i fushës së sigurisë, duke folur në “Puls” të KTV-së për rrezikun nga armët ilegale, tha se në Ballkan, numri i armëve ilegale është shumë i madh.
“Dihet shumë mirë që Ballkani është vatër e krizave dhe e luftërave dhe gjithë ky arsenal i armëve në duar të popullatës përbën rrezik potencial për vet popullatën. Me gjithë këtë numër të madh të armëve në duart e qytetarëve në Kosovë, qytetarët kanë treguar maturi sepse armët nuk përdoren aq shumë, sepse ka vetëdijesim. Unë mendoj se armët ilegale duhet të legalizohen në mënyrë që të kemi evidenca për këto armë”, u shpreh Islami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuredin Ibishi, ish-anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se problemi më i madh është festimi tradicional përmes shkrepjes së armës nëpër ahengje gjë që, sipas tij, rrezikon jetën e njerëzve.
“Shpesh ka ndodhur kur ahengjet janë shndërruar në tragjedi. Ky aspekt tradicional, shkrepja e armëve nëpër ahengje, duhet të largohet nga mendja e njerëzve. Çdo plumb i shkrepur në ajër rrezikon të gjithë të tjerët”, deklaroi Ibishi.
Për sa i përket parandalimit të përdorimit të armëve nëpër ahengje, Ibishi tha se pak punohet nga policia e Kosovës.
“Ne e dimë që me automjete në vendin tonë bartën armë ilegale dhe policia nuk e shoh që bën kontroll apo heziton. Kjo bazohet në nenin 22 të cilin policia e Kosovës nuk e përdor. Pse mos të bastisen apo të bëhen kontrolle rutinore nëpër automjete. Çdo herë është mirë që automjetet të bastisen dhe shpesh e kam adresuar sepse mund të ndodh që e parandalon edhe vrasjen. Mungesa e dënimeve të ashpra me burg ka bërë që armët ilegale të barten nga qytetarët. Dënimet janë qesharake, me të holla”, potencoi Ibishi.
Ibishi: Problem i madh konsiderohet festimi me... by kohanet