Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I vihet guri i themelit objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëfinancim me komunën e Lipjanit në vlerë prej një milion e 800 mijë eurosh kanë nisur objektin e ri për administratën komunale në Lipjan.

Gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti ka thënë se është fat i mirë që po fillon gurthemeli për ndërtimin e një objekti të ri i cili është i nevojshëm për të gjithë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është bashkëparticipim me MAPL-në në vlerë prej rreth 1.8 milion eurosh dhe është i paraparë për 16 muaj të përfundojë projekti. Po besoj se do t’i përmbahemi dinamikës së punimeve dhe mendoj se është një objekt mjaftë i nevojshëm për administratën e komunës sonë kështu që gëzuar për të gjithë qytetarët dhe punëtorët e administratës”, ka thënë Ahmeti.