Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës

Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, ndërsa po akuzohet për krime lufte.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të vazhdohet paraburgimi i Mustafës. Urdhërohet mbrojtja që të dorëzojë deri më 11 maj 2021, parashtresa në lidhje me rishikimin e radhës së paraburgimit. Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar urdhërohet të përgjigjet ndaj parashtresës së mbrojtjes, nëse dëshiron, deri më 17 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

 

Artikuj të ngjashëm