Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka marrë vendim të mërkurën që Pjetër Shalës të ia vazhdojë masën e paraburgimit.
Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia ka arritur në konkludim se ekzistojnë arsye që rreziku i pengimit të ecurisë së procedurave të Dhomave të Specializuara dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme, vazhdon të ekzistojë.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimiPërDrejtësi
-
Gjykata e refuzon kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm
-
Thaçit e të tjerëve të akuzuar për pengim të drejtësisë u vazhdohet paraburgimi
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Supremja i lë në paraburgim 20 të dyshuarit për krim të organizuar e trafikim të narkotikëve
-
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit për dëmshpërblim prej 208 mijë eurove ndaj viktimave