Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I nominuari për ambasador të SHBA-së vlerësohet njohës i mirë i Kosovës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka nominuar Jeffrey Hovenier për ambasador të ri në Kosovë. Hovenier ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Gjatë karrierës së tij diplomatike, Hovenieri i ka mbajtur disa pozita të rëndësishme. Hovenier, cili vlerësohet se e njeh mirë Kosovën, do ta zëvendësojë ambasadorin aktual, Philip Kosnett, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2018 nga ish-presidenti Donald Trump.

Jeffrey M. Hovenier pritet të jetë ambasadori i gjashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ai është nominuar nga presidenti amerikan Joe Biden, si pasues i ambasadorit aktual Philip Kosnett.

Për t’u emëruar në këtë pozitë, Hovenierit duhet t’i konfirmohet nominimi nga Senati amerikan.

Aktualisht është zëvendësshef i Misionit të SHBA-së në Turqi, siç ishte edhe Kosnetti para ardhjes në Kosovë.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Edhe Kosova e sheh mesazh të fuqishëm të Bidenit emërimin e Hovenierit ambasador Arbëri Kosova e sheh mesazh të fuqishëm të Bidenit emërimin e Hovenierit ambasador

Lidhjen e ngushtë me Kosovën, Hovenier e kishte konfirmuar në vitin 2018, kur ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur Hovenier në këtë rast.

Mirëseardhje në Kosovë diplomatit amerikan i ka uruar ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

“Jeffrey M. Hovenier është diplomat i karrierës dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e presidentit Ahtisaari!”, ka thënë ajo.

Edhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se Hovenier i duket një emërim i përshtatshëm.

“Më duket një emërim krejtësisht i përshtatshëm i dikujt me sfond përkatës dhe reputacion të mirë profesional”, ka thënë ai për KOHËN.

Ambasadorit aktual Kosnett, i emëruar nga ish-presidenti Donald Trump më 2008, i përfundon mandati këtë vit. Kosnett e ka shfrytëzuar Twitterin për ta uruar pasardhësin e tij për nominimin.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Hovenier ka qenë ushtrues detyre i zëvendësambasadorit edhe në Berlin të Gjermanisë.

Edhe Senati konfirmon Jeffrey Hovenierin si ambasador amerikan në Kosovë Arbëri Senati konfirmon Jeffrey Hovenierin si ambasador amerikan në Kosovë

Ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Kurse në Washington ai ka kryer detyrën e drejtorit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n.